Veseli: Koalicioni stabil, opozita edhe 50 vjet larg pushtetit

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 12:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se po bëjnë përpjekje që të tejkalojnë dënimin e pamerituar për qytetarët të mos udhëtojnë lirshëm. Ai tha se ai vet është në politik dhe do ta meritonin si politikanë të dënoheshin por jo qytetarët e Kosovës të dënohen me mos lëvizje të lirë.

Ai shtoi se është jo demokratike që opozita të mundohet në mënyrë urdhërore t’ia imponoj shumicës.

Veseli për zgjedhjet tha se me një marrëveshje mund të shkojnë në zgjedhje.

Por pohoi se koalicioni është stabil dhe mund të shkojë kështu deri në vitin 2018.

Tha se me marrëveshje mund të shkojnë në zgjedhje pa dashur që gjithsesi të mbeten në pushtet deri me 2018.

Kreu i Kuvendit tha se opozita do të jetë në opozitë edhe 50 vjet nëse nuk ndryshon qasje sepse po duan në çdo mënyrë ta quan pushtetin tradhtar.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se në seancën e radhës nuk do të ketë pika për rehatimin e partiakëve nëpër borde.

Sipas tij, kjo Qeveri duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje. Njëjtë kanë deklaruar edhe anëtarët e VV-së dhe Nismës.

Ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se koalicioni qeverisës është stabil.

Të ngjashme