Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë raportin e fundit të Transparency International, i cili lidhur me korrupsionin e ka renditur Kosovën 11 vende më poshtë se vitin e kaluar.
“Raporti i sapodalë i organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International për perceptimin e korrupsionit tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm më 2016. Vendi ynë është renditur në vendin e 95-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 106-të, pra 11 vende më poshtë”.
“Të gjithëve na mbetet ende një rrugë e gjatë për ta bërë në luftën kundër korrupsionit, por ne po ecim me hapa të shpejtë në drejtimin e duhur”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.