Veseli: Kosova përjetësisht mirënjohëse ndaj NATO-s, SHBA-së dhe botës demokratike

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më 24 mars 1999 filluan sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës është krenare me aleancën që ka me NATO-n, të cilën e ka filluar UÇK-ja e sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës.

“20 vjet më parë NATO filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme