Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur Konventën për hapjen e zgjedhjeve në Degën e Drenasit.
Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, i kërkoi elektoratit të kësaj partie të qëndrojnë të bashkuar dhe ta mbajnë të fortë PDK-në. Sipas ti, kur ka qenë e fortë PDK-ja, ka pasur progres edhe Kosova dhe njerëzit kanë jetuar më mirë, raporton Ekonomia Online.
“Kemi obligim shumë ndaj kësaj toke për të çuar përpara amanetin e atyre që sot nuk janë me ne. Mos të ishte besa e tyre, buka e tyre, përkrahja tyre as unë as ju nuk do ishim përpara. Është e arritur të cilën e kemi pasur obligim për vendin dhe qytetarët tanë. Duhet të jemi më të përgjegjshëm se çka do bëjmë për vendin tonë dhe qytetarët tanë”.
“PDK-ja është krenare me historinë e vet të themelimit sepse burimin e ka në liri e dashuri, UÇK-në si pasardhëse politike e saj. Nëse ka vend ku buron, PDK e ka burimin në Drenicë. Kemi nevojë sot më shumë se dje për njëri-tjetrin . Sepse me sakrifica kemi ardhë këtu. Ende kemi sfida para nesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit tonë, të jetë më i përparuar dhe më i integruar në integrime euro atlantike, që është synimi ynë”, tha Veseli para të pranishmëve, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, PDK-ja është e fortë kur është vetë Drenica e fortë.
“Kur ka qenë e fortë PDK-ja, kur ka pasur progres në PDK, ka pasur progres edhe Kosova, njerëzit kanë jetuar më mirë. Atëherë a duhet të shkatërrohet kjo? PDK është garanci e sovranitetit, shpresë e zhvillimit, është integrim euroatlantik. Siç ka dëshirë njeriu ta ketë një mik të shpirtit, afrojini ata në PDK, sepse ata janë të mirë dhe jo manipulues. PDK-ja është e fortë kur është vetë Drenica e fortë. Ka hatërmbetje, ka nga pak hidhërime, por edhe vëllai me vëlla ka me pasë hidhërime, mos lejoni t’u prishin adresën”, deklaroi Veseli.
Ai ka lutur elektoratin të të bashkohën për vlerat dhe fuqinë politikë të PDK-së.
“Nëse kemi arritë për dhjetë vite, duhet me u krenu me PDK-në, kemi arritë zhvillim. Shumë të rinj po dojnë me dalë jashtë, për dhjetë vite nuk kemi mund me i arritë të gjitha. Ju kisha lut, shumica prej jush keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që Kosova të jetë e fuqishme. Duke i afruar njerëzit e mirë, zgjedhjet nuk janë garë për me e fitu PDK-ja. Kjo është garë me fitu vlerat në PDK, me afru njerëz të mirë dhe me qenë më e fuqishme. Mesazhi im, sa më e madhe më e fuqishme do jetë PDK-ja aq më e madhe, më e fuqishme, integruar do jetë edhe shteti juaj Republika e Kosovës. Ne do të jemi adresa politike për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Ju do të vendosni se sa ne do të jemi të fuqishëm, sa do të jetë PDK e fortë, sa do të jetë Drenica e fortë, sa do të jetë Kosova e fortë”
Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nuk ka ambicie të bëhet kryetar i PDK-së, raporton EO.
Kjo kohë e zgjedhjeve është fillim i fitores së re duke shprehur fuqizimin tonë. Ne mund të jemi edhe më të fortë dhe më të mirë, këtë do ta riafirmojmë me zgjedhje. Këto zgjedhje janë për dekadën e re. Përçarjet në Drenicë nuk kalojnë sepse fryma e themeluesve të UÇK-së ishte e lidhur me frymën liridashëse të Drenicës që sot u bë bastion i PDK-së. Para pak ditësh njërit opozitar i thash se në Drenas sundon ligji. Asnjë punë nuk do kryhej pa punën e asamblistëve të PDK-së. Kemi nevojë që sa më shpejtë të finalizojmë projektin për të rinjtë tanë. Nuk kam asnjë ambicie që të bëhem kryetar i partisë por kam ambicie të përkrahë partinë,” tha Lladrovci para elektoratit në Drenas.
Ai ka premtuar edhe më shumë prosperitet për qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë e Drenasit.
“Të gjithë studentët që kanë apliku për bursë, të gjithë kanë fitu bursa në komunën tonë. Do këmbënguli për transparencë në votë. Më i miri dhe më i votuari do të zgjidhet. Jemi nën vëzhgim të hienave që duan të sjellin përçarje në Drenicë, këtu nuk do ta ndalojmë që dega në Drenas të jetë më e fortë,” tha Lladrovci.
Kryetari PDK-së dega në Drenas, Nexhat Demaku, tha se zgjedhjet nënkuptojnë fuqizimin dhe rritjen e partisë.
“Ne sot zyrtarisht fillojmë erdhëm në degën e Drenasit dhe zgjedhjet nënkuptojnë fuqizimin dhe rritjen e partisë dhe jam i sigurt se ky do jetë rezultati nga zgjedhjet në Drenas. PDK-ja është e secilit qytetar që ka punu për PDK-në dhe e ka votu për PDK-në. I ftoj që Të jenë pjesë aktive e partisë. Edhe pas përfundimit zgjedhor nuk do kemi nevojë vetëm për ata që janë zgjedhë, ne kemi nevojë edhe për ata që nuk zgjedhen. Ata do jenë lokomotiva e proceseve në vazhdim. Fitorja e PDK-së do kurorëzohet atëherë kur do t’i fitojmë zgjedhjet dhe kryeministër të jetë Kadri Veseli,” deklariu Demaku.