Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar disa sipërmarrës në komunën e Malishevës, ku ka diktuar për gjendjen e tyre ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Vesli ka thënë se sipërmarrësit ndihen të lënë pas dore nga ana e Qeverisë.
Ai ka thënë se PDK-ja është aleate e natyrshëm e ndërmarrësve.
Postimi i plotë:
Drekën e sotshme e kisha me sipërmarrës të ndryshëm të Malishevës për t’u interesuar për gjendjen e tyre dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. Ata ndihen të lënë pas dore nga Qeveria dhe janë të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.
Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës së djathtë, është aleate e natyrshme e ndërmarrësve, prandaj është e alarmuar për neglizhencën e dy qeverive të fundit ndaj tyre. U zotova para tyre, se dera e partisë sonë do të mbetet gjithmonë e hapur për ta sepse janë motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.