Veseli në Has flet për “investim në dije”

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 15:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, që mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Nxënësit the personeli arsimor e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash.

“Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, tha Veseli.

Ai premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.

 

Të ngjashme