Kryetari i Partisë së Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Podujevës.
Në fillim të fjalës së tij Veseli ka thënë se Llapi është vend që i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Andaj tha se ka ardhur koha edhe në Llap për një “Fillim të Ri”.
“Kosova ka nevojë për një koncept që e fuqizon pavarësinë dhe sovranitetin e vendit. Pas datës 11 qershor Kosovës do t’i hapet një epokë e re”, tha ai.