Veseli në Pejë: “Fillimi i Ri” është fuqizim dhe zhvillim i shtetit

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 15:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar para qytetarëve të Pejës platformën qeverisëse Fillimi i Ri, e cila tha se garanton ruajtjen e sovranitetit të shtetit dhe zhvillim të hovshëm ekonomik duke siguruar vende të reja pune për të rinjtë dhe gratë.

Veseli tha se Koalicioni që ai udhëheq është koalicion i lirisë, i paqes, i bashkimit dhe i fitores së madhe për të gjithë qytetarët pa dallim, më 11 qershor.

Ai porositi qytetarët që më qershor të dalin të gjithë në zgjedhje të bëhen bashkë rreth vizionit të Fillimit të ri, për ta ruajtur dhe fuqizuar Republikën e Kosovës.

“Para se të dilni më 11 qershor të votoni, mendoni secili se kush është i aftë, kush ka guxim, kush ka vizion, kush ka vendosmëri të qëndrojë përball sfidave të cilat ndërlidhen me atdheun tonë për katër vite. Kush mund ta zhvilloj shtetin tuaj, kush e njeh shtetin tonë dhe flamurin tonë. Kush mendon ta zhvillojë ekonomikisht. Kush mendon për të rinjtë tanë, për pensionistët tanë dhe për të gjitha kategoritë që kanë nevojë. A mund ti del përballë Serbisë një koncept i cili kurrë nuk është i gatshëm të marr përgjegjësi? A mundet ti del përball Serbisë një koncept që nuk e njeh shtetin e Republikës së Kosovës e as flamurin e Kosovës? Atëherë, më 11 qershor, qetë, denjësisht të shkojmë e të votojmë për fuqizimin e sovranitetit tonë, për një jetë të sigurt të atdheut tonë, të votojmë për zhvillim ekonomik, të votojmë që Kosova jonë të jetë përkrah miqve tanë perëndimorë në krye me SHBA-të. E kush mund ta bëjë këtë më mirë, kush është i aftë ta bëjë këtë, kush është më i guximshëm ta bëjë këtë sesa Fillimi i Ri – Partia Demokratike e Kosovës”, tha Veseli.

Veseli ka shpalosur edhe mbështetjen konkrete ekonomike për ndërmarrësit dhe fermerët, përmes të cilëve ai tha se do të ndodhë edhe zhvillimi më i qëndrueshëm ekomomik.

“Fillimi i Ri është projekt strategjik i Kosovës, ekonomik, i Republikës së Kosovës. Është zhvillim ekonomik i ndërmarrësisë, një ndërmarrësie e cila është e aftë ti përballon konkurrencave që vijnë nga jashtë, por në të njëjtën kohë e zhvillon veten para konkurrencës. Një ndërmarrësi që e zhvillon veten dhe të mirat materiale për vendin e vet, në të njëjtën kohë krijon të mira material për popullin e vet”, tha Veseli.

Veseli nga Peja ka përçuar edhe mesazhin mbështetës për gjithë ndërmarrësit e Republikës së Kosovës.

“Ju jeni krenaria e kombit tonë. Ju jeni zhvillimi ekonomik i vendit tonë. Ju do të mbroheni nga Republika e Kosovës për arsye se ju e zhvilloni Republikën tonë. Fillimi i Ri do të jetë fuqizim i bujqësisë, i fermerëve tanë, ata që jetojnë me djersën e ballit të tyre, mbajnë familjet e tyre, zhvillojnë në të njëjtën kohë bizneset e tyre në aspektin e ndërmarrësisë bujqësore. Ata që punësojnë familjet e tyre dhe në të njëjtën kohë punësojnë djemtë dhe vajzat e reja, për këta trima kemi nevojë, për këta heronj të Kosovës. Do të fuqizohet përkrahja për sektorin e bujqësisë, do të dyfishohet buxheti i Republikës së Kosovës për ndihma, subvencione, grandet he në rritjen e ndërmarrësisë për sektorin e bujqësisë”, tha Veseli.

 

Të ngjashme