Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Vushtrri.
Në Vushtrri është punuar dhe me Forcën e Ndryshimit ky qytet do të vazhdojë të zhvillohet, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
“Në Samadrexhë, ku takova banorët e fshatit, sonte pashë se premtimi im për ndërtimin e sallës sportive ishte duke u finalizuar”.
“Ne gjithmonë do t’i përkrahim të rinjtë dhe do t’i stimulojmë sportistët”, ka deklaruar Veseli.
Ai iu ka premtuar të rinjve vushtrrias se idetë e tyre inovative do ta kenë përkrahjen e PDK-së. “Rinia mbetet prioritet yni”, ka theksuar lideri i PDK-së.