Veseli nuk tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Kuvendit

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë që shpreson që legjislatura e gjashtë të jetë më efikase se legjislatura e pestë në mënyrë që ti shërbejë interesave të qytetarëve dhe t’i hap perspektiv euro-atlantike Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka paralajmëruar se nga data 26 do të fillojë regjistrimi i deputeteve e do të zgjat deri më 28 korrik.

Sipas të parit të Kuvendit atmosfera në mbledhjen e kryesisë ishte e mirë dhe sipas tij të gjithë të gjithë.

“Më 3 gusht ora 10 do të mbahet seanca konstituive. Shpresoj që legjislatura e 6 do jetë ajo që dot do t’i shërbejë shtetit të Kosovës, dhe do të mendoj me shumë për qytetarin. Atmosfera ishte e mirë dhe të gjithë anëtarët ishin të kënaqur”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur që të komentojë nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit, e as nuk ka dhënë përgjigje nëse koalicioni PAN i ka bërë numrat ose jo, raporton EO.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia, në seancën konstituive të 3 gushtit fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë që sot ishte mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit e kësaj legjislature.

Të ngjashme