“Politika ka kuptim kur u shërben qytetarëve” ka thënë ndër të tjera kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në takim me asambleistët.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me drejtuesit e Shtabit Zgjedhor ka takuar asambleistet dhe asambleistët e e PDK-së, të te gjitha Kuvendeve Komunale.
Kryetari Veseli ftoi që të kontribuojnë sa më shumë në mënyrë që fitorja e koalicionit PDK-AAK-NISMA të jetë sa ma e madhe.
“Koalicioni ka fitoren e sigurt, mirëpo ndjenja e sigurisë në fitore duhet të jetë motiv për mobilizim edhe më të madh”, ka thënë Veseli.
Ndërkaq, lidhur me heqjen dorë nga kandidatura për kryeministër, kryetari Veseli tha se kjo u bë për t’i kthyer besimin e qytetarëve në politikën dhe politikanët e vendit
“Platforma e PDK-së ka dalë nga Turi i Dëgjimit që e kam zhvilluar me të gjitha shtresat e shoqërisë sonë” ka thënë Veseli.
Mobilizim të te gjitha strukturave partiake për të aktivizuar tërë votuesit e PDK-së, dhe shërbyer fitores së madhe, kërkuan edhe shefi i Shtabit Zgjedhor Hajredin Kuçi si dhe njëri nga drejtuesit e këtij Shtabi, Agim Çeku.