Veseli premton 13 terrene të reja sportive në Vushtrri

Vushtrri | 06 Nën 2017 | 15:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit të sotëm me sportistë të njohur nga komuna e Vushtrrisë, është zotuar se, me ardhjen e Ferit Idrizit në krye të kësaj komune, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore në Prishtinë, edhe së paku 5 fusha sportive të disiplinave të ndryshme do të ndërtohen që qytet, kurse 8 në fshatrat anekënd Vushtrrisë.

Ai tha se investimet në sport në Komunën e Vushtrrisë do të shumëfishohen, ndërsa i ka siguruar sportistët se krasa ndërtimit të stadiumit të përfaqësueses së Kosovës në qendër të Kosovës, ndërtimit të stadiumeve olimpike në Prizren, Mitrovicë e Prishtinë, një stafium i përmasave të njëjta do të ndërtohet edhe në Vushtrri. Ai po ashtu theksoi se gjatë katër viteteve të ardhshme të qeverisjes së PDK-së në Vushtrri, do të ndërtohen edhe terene të reja sportive për nxënësit e shkollave fillore e të mesme.

“Vushtrria mbetet vatër e sportit. Me dekada, kjo komunë ka prodhuar yje të sportit, të përmasave ndërkombëtare. Nga bota e futbollit, Vushtrria dhe Kosova krenohen me Ramadan Cimilin, Isa Sadriun, Besnik Kollarin, Armend Dallkun, Shefki Kuqin, Samir Ujkani. Kemi edhe hendbollisten Shqipe Tahiri, por edhe kikboksierin Dardan Menxhiqin Kurse, sot, të gjithë krenohemi edhe me superyllin, mesfushor ofanziv të përfaqësueses së Republiës së Kosovës, dhe të skuadrës Vitesse nga Holanda, Milot Rashicën. E Shumë e shumë sportistë të tjerë të shquar vushtrrias të të gjitha disiplinave”, ka thënë Veseli para sportistëve vushtrrias.

Veseli theksoi se, përkundër pengesave të vazhdueshme nga kundërshtarët politik, përfundimisht kanë filluar punët për ndërtimin e palestrës moderne të sporteve në fshatrin e njohur të hendbollit, në Samadrexhë, dhe është zotuar se do të kujdeset edhe personalisht që punimët të përfundojnë sa më shpejt. Nga ana tjetër, kandidati i PDK-së për të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili doli i pari në zgjedhjet e 22 tetori, theksoi se, përveç përkushtimit të tij për fuqizimin e sportit në këtë komunë, në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë në Prishtinë, do të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë vushtrrias, duke iu mundësuar atyre shkolla më të mira, aftësim, trajnime dhe arsimim profesional.

“Unë do të jem në shërbim të gjithë qytetarëve dhe në mbështetje të sportistëve tanë të cilët po arrijnë suksese të vazhdueshme në arenën cendore e ndërkombëtare. Gjatë qeverisjes tonë do të ketë shumë investimenkapitale në projekte të ndryshme të terreneve sportive, ka thënë Idrizi.


Të ngjashme