Pas procedurës së votimit të fshehtë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në raundin e dytë kanë votuar 92 deputetë. Nexhmi Rexhepi ka marrë 66 vota, Safet Hoxha ka 62 vota, Shkëmb Manaj 23, Vigan Qorrolli 6 dhe 5 vota të pavlefshme.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi 3 anëtarët Remzije Istrefi-Peci, Safer Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi, raporton Ekonomia Online.
“Në bazë të raportit të Komisionit votues, konstatoj se Kuvendi i propozon 3 kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për emërim nga presidenti i Republikës: Remzije Istrefi-Peci, Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi”.