Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar sot për sulmet terroriste që ndodhën në Stamboll ku mbetën të vrarë mbi 50 persona.
Veseli konsideron se sulme të tilla nuk janë vetëm kundër sigurisë së Turqisë, por edhe më gjerë në shkallë globale, transmeton lajmi.net
Kreu i PDK-së ka thënë se ndanë dhimbjen me shtetin mik, Turqinë, si aleat në luftën kundër terrorizmit.
“Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm dhe la të lënduar edhe shumë të tjerë, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale.
Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik Turqisë si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”, ka shkruar Veseli.