Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një tubimi elektoral në Deçan ka thënë se më 11 qershor PDK-ja duhet të dyfishohet në këtë qytet.
Veseli më tej tha se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë si dhe përmendi edhe njëherë se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik deri në 30%.
“Kush do ta udhëheq Kosovën? Një njeri që nuk ka guxim të marrë vendime a një që nuk i njeh simbolet e shtetin, nuk e njeh flamurin?”, tha tutje Veseli, duke aluduar qartë në Albin Kurtin e Vetëvendosjes.
“Ky koalicion merr kuptim kur merr mbi 90% të votave në Deçan”.