Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sot do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit, raporton Ekonomia Online.
“Lojërat e Fatit do të mbyllen përfundimisht, sot e kemi pikë të rendit të ditës një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kryeministri i Kosovës. Përveç kësaj sot kemi edhe seancën e jashtëzakonshme të thirrur për arsim. Kemi vendosur që me 11 prill të kemi edhe një seancë për 45 pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara. Do të kemi seancë të rregullt pastaj më 12 prill”, tha Veseli.