Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ky qershori i këtij viti do të jetë qershori i tretë i madh për shqiptarët.
Veseli ka thënë se pas qershorit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe qershorit të dytë të lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë qershor të tretë do ta rifillojmë dhe jetësojmë idealin e madh të kombit tonë.
“Në Prizren jemi bërë bashkë të gjithë, në muajin qershor, muajin e lavdishëm për kombin tonë, për t’i hapur rrugë një epoke të re. Pas qershorit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe qershorit të dytë të lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë qershor të tretë do ta rifillojmë dhe jetësojmë idealin e madh të kombit tonë – për një Kosovë të re, të pavarur, të fuqishme dhe të zhvilluar ekonomikisht – epokën e Fillimit të Ri. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në “Facebook”.