Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka emocionuar mbështetësit e tij në Mitrovicë me një deklaratë që ka bërë gjatë një takimi që ka mbajtur sot me strukturat dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e tij të lindjes.
Veseli është shprehur se mendon njësoj si për Mitrovicën ashtu edhe për çdo qytet tjetër të Republikës së Kosovës.
Ai, po ashtu, ka thënë se mendon njësoj si për fëmijët e tij ashtu edhe për çdo fëmijë të vendit.
“Në qoftë se nuk mendoj si për fëmijët e mi, për çdo fëmijë të atdheut tim, familjeve tona, në qoftë se nuk mendoj si për Mitrovicën time, për çdo qytet të Republikës së Kosovës, mos qoftë as politika, as Kadri Veseli, as unë në politikë”, ka thënë Veseli.