Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë para qindra qytetarëve të lagjes Ortakoll se komuna e Prizrenit i ka besuar dhe i beson vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse është forca e vetme që ka sjellë ndryshime të mëdha.
Kreu i PDK-së, Veseli, tha se Shaqir Totaj është menaxheri dhe kandidati më i mirë për të zhvilluar ekonominë e Prizrenit.
Veseli theksoi se programi i PDK-së, dhe kryetari i ri, Shaqir Totajn do të hapin përspektivë të re për Prizrenin, duke investuar e punuar për një zhvillim më të madh ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Gjithashtu, theksoi ai, me PDK-në në katër vitët e ardhshme, Prizreni do të bëhet qyteti më i rëndësishëm jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe në atë ekonomik dhe institucional.
“PDK-ja është adresa e sigurt për Prizrenin, është forca që sjell ndryshimet dhe vendimet e mëdha. PDK është thellësisht e përkushtuar që ky qytet të zhvillohet edhe më shumë dhe këtë e kemi dëshmuar me investimet që kemi bërë. Ne jemi gjithmonë përulës për besimin që na e kanë dhënë qytetarët e Prizrenit, por gjithmonë duke punuar që ky besim të kthehet në punë dhe zhvillim”, tha kryetari Veseli, duke theksuar se kryetari Shaqir Totaj do të punoj drejtpërdrejt me qytetrain, me një qeverisje transparente dhe me integritet.
Kandidati për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, duke shpalosur programin para qytetarëve, tha se zhvillimi ekonomik është shtylla e angazhimit në katër vitet e ardhshme, por edhe me një fokus të lartë në ruajtjen e trashëgimisë, rritjen e turizmit, promovimin e sportit dhe kulturës.
“Ne do të kemi mbështetjen e plotë nga kryetari Veseli dhe Qeveria e Kosovës, sepse do të punojmë shumë dhe ndershëm për ta zhvilliar ekonominë e Prizrenit dhe për të hapur perspektivë për vende të reja të punës”, tha Totaj.
Pas lagjes Ortakoll, Veseli e Totaj janë pritur nga qindra qytetarë të fshatrave të rajonit të Hasit, ku shpalosën platformës qeverisëse të Partisë Demokratike të Kosovës.