Veseli tregon kuptimin e “Fillimit të Ri”

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:09 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar veteranët e luftës së UÇK-së në një tubim, bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit AAK-në dhe Nisma. Ai ka thënë se ky tubim për të është i veçantë pasi janë bashkë të gjithë, 17 vjet pas luftës.

“Gjatë keni pritë këtë ditë 17 vjet, 17 vjet e kemi pritë edhe bashkimin tonë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se janë bërë bashkë me AAK-në dhe Nisma sikur dikur – për atdheun.

Më tej Veseli, ka shpjeguar se çka në të vërtetë kupton “Fillimi i ri”.

“Gjithandej po më pyesin çfarë do të thotë “Fillimi i ri”. “Fillimi i ri” e ka kuptimin e ndërmarrësisë, të zhvillimit të fuqishëm ekonomik, në mënyrë që të jetësojmë idealin e ushtarëve tonë. Ne nuk do të lejojmë qe mundi dhe sakrifica e gjeneratave te shkojë kot”, ka thënë Veseli.

Ai më tej ka thënë se deri këtu kanë arritur me shumë mund dhe sakrifica.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme