Veseli: Zhvillimi i vendit mund të arrihet vetëm me ndërmarrës të suksesshëm

Mitrovicë | 26 Mar 2019 | 17:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, kanë vizituar fabrikën prodhuese “Bunjamini” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Veseli aty tha se ndërmarrësia është ajo që e zhvillon vendin. 

“Zhvillimi ekonomik i vendit mund të arrihet vetëm përmes ndërmarrësve si Afrimi. Është pikërisht mesazhi që duhet ta përçojmë tek qytetarët e vendit se zhvillimi ekonomik, ndërmarrësia private e zhvillojnë vendin tonë, këto janë politikat tona. Edhe ne si institucione përkrahje dhe prioritet do kenë vetëm njerëzit si Afrimi. Obligim i joni është tu shërbejmë taksapaguesve si ju. Do ftoja gjithë diasporën të vijën e të investojnë në Kosovë sepse po investojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, u shpreh Veseli.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se bizneset do ta kenë përkrahjen dhe ndihmën e tij në vazhdimësi.

“Përveç që punëson një numër të konsiderueshëm, është në mesin e tatim paguesve ndër më të disiplinuar. Është kompani jashtëzakonshme e suksesshme, përveç këtyre kapaciteteve që i ka, këtu ka edhe pjesë të thera të Mitrovicës. Por një pjesë të produkteve të veta edhe i eksporton. Si qeveri jemi të përkushtuar të lehtësojmë klimën e të bërit biznes, të ofrojmë lehtësira për biznesin dhe për këtë ligj janë pothuajse të gjitha ligjet që e rregullojnë fushën e ekonomisë. Kemi premtuar, e kemi përmbushë këtë premtim, asnjë tatim të ri nuk ka pas asnjë biznes”, tha Hamza.

Afrim shabani, pronar i fabrikës “Bunjamini”, tha se në fabrikën e tij janë të punësuar 70 punëtorë. Ai ka falëndëruar institucionet për përkrahjen.

“Para një kohe me më pasë vizitu ministri Hamza kisha pasë kritika. Tash më nuk kam”, u shpreh ai.

Të ngjashme