Vështirë të dokumentohen krimet e luftës – ekspertët kërkojnë që Instituti të jetë autonom

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëzet e tri vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, dokumentimi me fakte dhe prova i krimeve të kryera nga serbët ndaj popullsisë shqiptare po shihet si proces i vështirë.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë çështje si të lënë anash nga institucionet për shumë kohë. E në anën tjetër, ata e mirëpresin krijimin me ligjit të Institutit për hetimin e krimeve të luftës.

Profesori i të Drejtës Penale, Ismet Salihu, e kishte udhëhequr një institucion të tillë vite më parë, por që ishte mbyllur me vendim të Qeverisë.

Por ai thash thotë se nga krijimi i këtij instituti pret shumë duke marrë parasysh punën që do të zhvillohet aty. Mirëpo, ai shtoi se ky Institut duhet ta ketë një status të veçantë e të jetë autonom.

“Opinioni i Kosovës pret shumë nga ky Institut. Në Kosovë janë kryer krime të shumta nga forcat serbe, madje këto krime janë më të rënda se ato që janë kryer pas luftës së dytë botërore. Ky institut, së shpejti duhet të themelohet dhe sa më shpejt të rekrutohet stafi i duhur dhe t’i krijohen kushtet optimale”.

“Ky institut duhet ta ketë një status të veçantë, jo pranë zyrës së kryeministrit, por të jetë autonom siç është Instituti i Historisë, Albanologjisë. Duhet ta ketë autonominë e vetë dhe t’i krijohen kushtet optimale. Ky Institut në 5 vitet e ardhshme duhet të punojë intenzivisht, t’i mbledhë të gjitha evidencat, provat për vrasjet, për torturat, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe për krimin më të dhimbshëm e te ndjeshëm për dhunimet”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova është vonuar në themelimin e Institutit sepse ka kaluar një kohë e gjatë pas luftës dhe shumë prova janë zbehur, e disa edhe kanë humbur.

“Jemi vonuar në themelimin e këtij Instituti, mandej jemi vonuar shumë për shkak të neglizhencës së pushtetarëve tonë, prandaj duhet sa më shpejt të themelohet ky institut. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, tani po bëhen gati 23 vite nga përfundimi i luftës, shumë prova janë zbehur, shumë prova kanë humbur”.

Përderisa Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se me kalimin e kohës, hetimi dhe procedimi para gjykatave të krimeve të luftës është bërë edhe më i vështirë.

Madje sipas tij, shumica e provave janë zhdukur dhe kryesore në këto procese gjygjësore po mbesin dëshitë e dëshmitarëve.

“Tashmë 23 vite kanë kaluar prej kur janë kryer ato krime të tmerrshme, shumica e provave janë zhdukur. Nuk mund të flasim më për prova fornezike, po për fat të keq edhe dokumentacionet nuk janë mbledhur, arkivat nuk janë gjurmuar edhe shumë dokumnete të cilat mund të përdoreshin janë zhdukur”.

“Kështu që në shumicën e rasteve barra kryesore në këto procese gjygjësore po mbetet te dëshima e dëshmitarëve. Ata që kanë mbijetuar janë provat kryesore në këto procese. Me kalimin e kohës edhe kujtess e këtyre dëshmitarëve zbehet e për fat të keq shumica e tyre edhe kanë ndërruar jetë tashmë”, tha ai.

Sa i përket themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, nga qeveria e Kosovës me ligj, Blakaj tha se është koha e fundit që të tentohet që të dokumentohen të gjitha krimet e kryera gjatë luftës.

“Është në proces të themelimit Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, i cili po themelohet me një ligj të veçantë, edhe unë po shpresoj, me qenë se po krijohet, si i tillë, pra agjenci në kuadër të Qeverisë mirëpo më një ligj te veçantë”.

“Është koha e fundit që të tentohet që të dokumentohen të gjitha krimet e kryera gjatë luftës. Po shpresoj, mëqenëse ka një vullnet politik nga kjo qeveri, që do të fuqizohet insituti me të gjitha resurset e nevojshme”.

Të ngjashme