Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Asllan Pirerva në kryeqytet.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 13:31, në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë (vet-aksident), një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.