Një vozitës nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar dy persona.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjeret femra kosovare, njëra e mitur.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.