Vetaksident tek Ura e Gjakut në Mitrovicë, shoferi godet shtyllën e reklamës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente në trafikun rrugor, derisa një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga pakujdesia një shofer ka goditur me veturë një shtyllë në vendin e njohur si Ura e Gjakut në Mitrovicë, e cila përdoret për reklama.

Ndryshe, sipas dëshmitarëve, shoferi nuk ka marrë lëndime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme