Aksident i rëndë, vetura bie nga “Ura e Gjakut” në Mitrovicë

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 11:19 | Nga

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tek “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, ku një veturë ka rënë nga ura.

Një lexues i portalit Koha.net, që edhe na i ka përcjell fotografitë, thotë se vetura ka qenë duke lëvizur mbi urë, dhe për arsye ende të panjohura, ka rënë poshtë saj duke kaluar përmes mbrojtëseve të rrugës.

Me këtë rast, ajo ka goditur edhe një veturë që ka qenë në lëvizje poshtë urës.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.(Koha)

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme