Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku si pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçar në fshatin Istog të Poshtëm.
Policia ka bërë të ditur se viktima është vetaksidentuar deri sa ka qenë duke e drejtuar një mjet pune, njofton Klan Kosova.
“Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet në një rrugë të fshatit Istog i Poshtëm, ku ka ndërruar jetë një djalë i ri i moshës 25 vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj
“Personi në fjalë ka qenë duke e drejtuar një mjet punë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, është rrotulluar me të dhe ka humbur jetën”.
“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tani rasti është duke u hetuar”.