Inspektorati i Ndërtimtarisë i Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2016 ka realizuar rrënimin e objekteve në 13 raste, me ç’rast në 9 ekzekutime ka kërkuar asistim nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në po të njëjtën periudhë, inspektorët u kanë dorëzuar palëve 32 aktvendime për rrënime vullnetare.
Këto të dhëna janë publikuar në kuadër të raportit vjetor të punës së Drejtorisë së Inspektorateve, në të cilin dokument sqarohet se Inspektorati i Ndërtimtarisë ka të angazhuar pesë inspektorë, që vlerësohet të jetë numër i pamjaftueshëm për veprimtari efikase.