Vetëm 9% e popullsisë në Itali nuk është e vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Italia ka regjistruar 51 mijë e 959 raste me COVID dhe 191 viktima në 24 orët e fundit. Në një intervistë për Rai, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha: “Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e pandemisë”.

Ai theksoi se falë shkallës së lartë të vaksinimeve, rastet në Itali kanë shënuar rënie.

“Ne duhet të mbajmë gjithmonë maska​​​​mbrojtëse në ambjentet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi ministri italian.

Sipas ministrit, “9% e popullsisë së vendit ende nuk është vaksinuar dhe kjo përqindje e të pavaksinuarve ka rritur numrin e të shtuarve në spitale.

Italia ka regjistruar 12,105,675 raste me COVID dhe 151,015  viktima që nga fillimi i pandemisë.

Të ngjashme