Vetëm 90 qytetarë u vaksinuar dje kundër virusit Covid-19.
Kjo është bërë e ditur në raportin ditor nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.
Ndërkaq 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Edhe 100.625 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës.
Njoftimi i plotë:
12 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123.
Në total numri i rasteve aktive është 504.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: