Vetëm brenda dhjetë ditëve, 10 të vrarë

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 17:01 | Nga

Dhjetë ditë e fundit për Kosovën ishin shumë fatkeqe. Vetëm brenda 10 ditë kemi 10 viktima. Vrasjet ishin për motive të ndryshme dhe janë kryer në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, shkruan Infokusi.com

Muaji gusht është muaji që solli më së shumti viktima nga muajt e tjerë. Me datën 19 të këtij muaji, vrasja e parë ka ndodhur në Ferizaj, ku pas një mosmarrëveshje, mbeti i vdekur një 20 vjeçar.

Pas këtij rasti, rasti i tjetër tragjik ndodhi në Gjakovë, ku në çarshinë e qytetit mbetën të vrare tre persona. Pas pak ditësh rasti tjetër po ashtu tragjik ka ndodhur në Deçan, në të cilin mbeten të vdekur dy persona, ku shkak deri tek incidenti ishte një xham i autobusit.

Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë, gjithashtu ka ndodhur një sulm tjetër nga ku mbeten po ashtu persona të vdekur. Ndërsa sot, plotë 10 ditë nga kur u shënua vrasja e parë gjatë këtij muaji, ka mbetur një i vrarë nga një sulm që ndodhi në parkun e qytetit në Prishtinë.

Shifra të tilla janë shumë të mëdha dhe natyrisht që flasin për një gjendje të rënd sociale në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme