Vetëm një orë pasi u hapën, plazhet në Australi u mbyllën sepse nuk respektohej distanca sociale

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur gjithçka është kërkuar të jetë e mbyllur si pasojë e coronavirusit, autoritet në Sydney të Australisë, lejuan që gjatë orëve të paradites të hapeshin plazhet, për ata që duan të bëjnë ushtrime fizike.

Por, bregdeti i mbush menjëherë me turma njerëzish, që nuk e respektonin aspak distancën sociale, duke detyruar që të merren masa për mbylljen e këtyre hapësirave, transmeton Telegrafi.

Meqenëse kishte rrezik se mund të ketë infektime masive, policia i mbylli plazhet vetëm një orë pasi ato u hapën, sepse ishin bërë hapësira për grumbullimin e madh të njerëzve.

Gjatë ditës së sotme, kur Australia e shënon Anzac Day, që është festë në nderim të ushtarëve të rënë në luftë, rrugët mbesin të boshatisura dhe nuk ka asnjë organizim zyrtar, si pasojë e pandemisë.

Sikur gjatë fundjavës kur u shënuar Pashkët edhe gjatë kësaj feste, australianët janë detyruar që të kalojnë kohën të mbyllur brenda dhe të mos dalin, megjithëse moti është shumë i mirë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme