Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt 2021 ka rritje në krahasim me tre muajt e fundit të vitit 2020 për 46%.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47%.
Ndërkaq, në tetor, nëntor dhe dhjetor, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16, 000, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 numri i pasagjerëve është rritur për 7%.
Transporti i mallrave me tren ndërkaq është rreth 30 mijë ton.
Në territorin e Kosovës, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport