Vetëmenaxhimi i bën serbët subjekt mbikushtetues

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 23:29 | Nga Milazim Krasniqi

Kështu si janë sot, pra edhe pa perspektivën historike, serbët e Kosovës kanë potencial destabilizues e minues ndaj shtetit të Kosovës, meqë e kanë ndihmën e pakursyer të Serbisë e në prapavijë edhe të Rusisë.

Me aranzhmanet e reja që ka pranuar qeveria e Kosovës, duke e pranuar Planin franko-gjerman dhe Planin e Zbatimit, serbëve të Kosovës u është ofruar autonomi politike e territoriale (Asociacioni), autonomi funksionale ( për Kishën Ortodokse Serbe) autonomi kulturore dhe autonomi personale.

Kjo zgjidhja e autonomisë personale (VETË-MENAXHIMI) i bën subjekt mbikushtetues, sepse janë të mbrojtur nga ligji vetëm për faktin se janë serbë.

Ata që mendojnë se çështja e serbëve të Kosovës mbyllet me inkursione të njësive speciale në veri, ase janë aventurierë ose budallenj.

Kjo çështje nuk mund të mbyllet, kjo çështje duhet të zgjidhet.

Të ngjashme