Veteranët e UÇK-së reagojnë ndaj deklaratave të Frashër Krasniqit

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 19:19 | Nga

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për Dukagjin, (Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog), përmes një reagimi për media është shprehur e shqetësuar me disa deklarata të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kanë thënë se fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme.

“Komandantët tonë, për aktivitetin e të cilëve në luftë krenohemi ne, por edhe secili që e ndjen veten shqiptar, nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik. Ne besojmë se populli do të vetëdijesohet dhe që nuk do të votojë më këto mbetje jugosllave, të cilët kanë marrë përsipër rolin e mëhershëm të UNMIK-ut, në demonizimin e UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme