Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i besojnë Prokurorisë që do të merret seriozisht me pastrimin e listave.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë për Tribuna Channel, se nuk presin ndonjë rezultat nga Prokuroria pasi që siç tha ai , ky institucion kontrollohet nga Qeveria.
E, nga Prokuroria thonë se hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente, dhe për këtë nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.