Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është kritikuar nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për mospjesëmarrjen e tij në seancat e Kuvendit Komunal. Sipas tyre, Veliun nuk ka arritur ta sjellë në Kuvend as nisma e tij për binjakëzimin e Komunës së Podujevës me qytetin Velbert të Gjermanisë. Shefi i Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Fitim Haziri, ka thënë se Veliu nuk po di as si me ia nis të marr pjesë në mbledhjet e legjislativit komunal.
“Kryetari i Komunës, Veliu, ka paraqitur një nismë për binjakëzimin e Komunës së Velbert me Komunën e Podujevës, një nismë që nuk e solli kryetarin e Komunës në Kuvend, i cili e ka harruar Kuvendin që prej se ishte nis si kryetar. Kjo nismë që kryetari nuk po dinë si me ia nis, se kur të pështillen punët vërtet nuk dinë si me ia nis”, ka thënë Fitim Haziri në mbledhjen e fundit kur është diskutuar për këtë pikë të rendit të ditës.
Sipas shefit të GK të VV-së, këtë nismë i pari i komunës e ka marrë pa paraqitur qëllimin e saj.