Vetëvendosje: Çdoherë kundër PANhajnisë

| 06 Pri 2019 | 14:50 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarët në Podujevë. Ky takim i paraprinë serisë së tubimeve nëpër komuna me moton “Kundër PANhajnisë”.

Sipas Vetëvendosje këto takime po bëhen për të kërkuar zgjedhje të reja dhe që koalicioni qeverisës të bie, e rënien e tyre shteti do të shpëtojë nga nepotizmi.

“Këtu po shihet hapur vullneti juaj kundër PANhajnisë, si grua e nënë e re nuk mund të mos prekem se sa shumë të rinj po e lëshojnë Kosovën ose kur edhe në takime me ta tregojnë se sa të dëshpëruar janë me Kosovën, mërgimi po mbetet zgjidhje e vetme për papunësinë dhe varfërinë”, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.

Haxhiu deklaroi se njerëzit janë dëshmitar se edhe ambasadorët dhe ndërkombëtarët janë duke u bërë me dije realitetin pushtetarëve, pasi bota nuk po na izolon ne por pangopshmëria e pushtetarëve.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk la pa përmendur raportet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj rreth taksës.

“Kryeministrin dhe presidentin po i ndan taksa por po i bashkon korrupsioni, e kjo që i bashkon është më e fortë se ajo që i ndan”.

“Me këtë Qeveri shteti është më i hapur, e zgjedhjet e reja tregojnë se një shtet mund te jetë i pavarur dhe i pahapur prej pushtetarëve. Në Kosovë janë rreth 350 mijë të punësuar ndërsa nëpër banka janë rreth 600 mijë kredi që i bie se një kokë banori mund t’i ketë dy kredi”, ka thënë Kurti.

“Këta po vjedhin pasi kanë mandatin e fundit as Ramush nuk do të jetë më kryeministër e as Hashim Thaçi president, e pikërisht për këtë ne duhet t’ua shkurtojmë mandatin”, deklaroi Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme