Vetëvendosje i bënë thirrje Haradinajt të reagojë ndaj dëmit që po i bëhet Telekomit

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 14:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me Telekomin për kontratën e nënshkruar me Z-mobile, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, i bëri thirrje kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të japin udhëzime për komisionin e ngritur për këtë çështje dhe të mos e lejojnë të vazhdoj kjo kontratë e dëmshme ose në të kundërtën sipas tyre do të konsiderohen se janë në njërën prej aferave më skandaloze.

“Kjo kontratë do duhej të ndërprehej prej kohësh. Kontrata është dashur me u hetu nga organet e gjyqësisë. Tani jemi në momentin final kur kësaj kontrate i ka përfunduar afati. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të jap udhëzime për bordin e Telekomit, për komisionin e ngritur për ketë temë dhe të mos lënë hapur asnjë shteg për lejimin e saj në të kundërtën nuk mbetet vetëm me konsideru në aferën me skandaloze atë të kontratës së Telekom dhe Z-mobile”, tha Aliu.

Anëtari i VV-së, Fatban Bunjaku, tha se kjo kontratë ka qenë e dëmshme dhe i ka shkaktuar miliona euro Valës.

“Kontrata e dëmshme mes Telekom dhe Z-mobile që e kishte përpiluar sipas interesit pas 6 muajsh të kontratës ngrihet komisioni për negocim, aty nuk ka çfarë të negociohet sepse kontratat duhet ndërprerë menjëherë. Telekomi pa hezitim duhet shpëtuar të ardhmen nga dëmi i kësaj kontrate. Këtë dëm Z-mobile i ka shkaktuar Valës për përfitim personal vetanik dhe jo rrallëherë Z-mobile i ka shkaktuar dëm Valës për të gjunjëzuar atë, për ta blerë atë vet me një privatizim të orkestruar”, tha Bunjaku, raporton EO.

“…Vala e Telekomit nga kontrata e Z-mobile ka humbur 9 apo 10 milionë euro në vit si pasoj e zhvatjes, shitjes së shërbimeve nën-kosto, gjoba prej 30 milionë euro etj. 2 milionë abonentë kanë qenë të privuar nga shërbime të denja nga kjo kontratë me Z-mobile”, tha ai.

Të ngjashme