Vetëvendosje inicion procedurë disiplinore ndaj asamblistit Mujeci, mban mbledhje urgjente

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, që u arrestua në Shqipëri ku bashkë me katër persona tjerë për posedim të substancave narkotike.

Arlind Manxhuka, nga zyra për media në Vetëvendosjes, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se kanë iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LVV-së do të mbajë mbledhje urgjente.

Sipas tij, pas mbledhjes do të marrin vendim për Mujecin.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LVV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë”.

“Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”.

Të ngjashme