Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka njoftuar të hënën se nuk është arritur asnjë marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.
LVV në Pejë ka lëshuar një njoftim për, siç thuhet, se në publik ka qarkulluar një lajm për koalicionin e arritur në mes të LDK-së si fituese e zgjedhjeve komunale të 22 tetorit në Pejë dhe subjektit të LVV-së, për konstituimin e institucioneve komunale.
“Ky lajm është i pavërtetë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka koalicion as marrëveshje politike me LDK-në në Pejë, as me kryetarin Gazmend Muhaxheri.