Vetëvendosje në krizë të thellë identiteti

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 09:08 | Nga Shenoll Muharremi

Një krizë e thellë identiteti i VV-së. Nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, e Shqipëria nuk i do. Nacionalizëm deluzional në kohën kur qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemeve sociale, krizave financiare dhe sigurisë publike.

Nëse kishte pasur kryeministër, sot ministri i infrastrukturës ishte shkarkuar. Por ky kryeministër nuk kërkon llogari asnjëherë se sillet sikur dajë e jo menaxher profesionist. Gjithashtu qëndrimet dhe dekleratat e tilla munden me u kualifikuar edhe si tradhëti kombëtare.

Nëse për kurgjo tjetër, njerëzit duhet me pas kujdes të shtuar për shkak të të gjithë sakrificave për liri dhe gjithë angazhimit global dhe kontriboutin e aleatëve me ndërtu një shtet të Kosovës me gjithë vështirësitë. Për shkak të gjakut të dëshmorëve tanë, e për shkak të ushtarëve të NATO’s që kanë humbur jetën për këtë vend.

Por kështu ndodhë kur shefi i tij shkon me shiqu një kombëtare tjetër në futboll, e kombëtarën e vet në Prishtinë e injoron, thujase nuk ekziston. Kur në takime të rëndësishme tv partisë nuk ngritet flamuri i Kosovës fare.

VV duhet të mendoj mirë rreth pozicioneve të saja strategjike dhe krizës së identitetit që e ka. Nuk mundet me sjellë ministra në qeveri që e mohojnë shtetin e vet. Që e përmbysin sofrën që i ushqen ata dhe i rritë fëmijët e tyre.

Të ngjashme