Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media në të cilën do të flet lideri Visar Ymeri.
“Sot, në orën 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media në të cilën flet Visar Ymeri”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Kjo parti edhe dje kishte thirrur konferencë për media por që e anuloi.
Ekonomia Online ka raportuar se kjo parti ka zhvilluar takime me LDK-në për të shikuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në një listë të përbashkët.