Vetëvendosje Qendra në Vushtrri për Osmanin: Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tij, ai la një trashëgimi të rëndësishme në informimin dhe forcimin e fjalës së lirë

Prishtinë | 11 Shk 2025 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Vushtrri ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani.

Në një telegram ngushëllimi, thuhet se kontributi i tij i çmuar në zhvillimin e gazetarisë së pavarur dhe medias në vend do të mbetet i paharruar.

Tutje ne telegram thuhet se përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tij, ai la një trashëgimi të rëndësishme në informimin e qytetarëve dhe forcimin e fjalës së lirë.

Të ngjashme