Vetëvendosje zgjedh Arben Vitinë Koordinator të qendrës së Prishtinës

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:31 | Nga

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia, transmeton Ekonomia Online.

Në një komunikatë nga partia e Albin Kurtit thuhet se në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të VV-së

“Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën  z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia.

Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë”, thuhet në këtë komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme