Vetëvrasja me bombë në fushën e futbollit – mister në Belgjikë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 17:32 | Nga

Një burrë erdhi në mes të një fushe futbolli e cila ishte bosh dhe e hodhi veten në erë. Rastin, autoritetet belge po e përshkruajnë si akt vetëvrasje.

“Ne nuk mendojmë se është një akt terrorist”, raportoi për agjencinë Reuters, Hasan Aydin, i këshillit local në Vervires.

Ngjarja ndodhi në një stadium i cili përdoret nga CS Verviers e ligës amatore – dhe duke u bazuar në kohën e shpërthimit ne u siguruam se askush tjetër nuk u lëndua, shtoi Aydin, transmeton Klan Kosova.

Personi i vetëvrarë i cili përshkruhet si 60 vjeçar me tipare evropiane, ende nuk është bërë i njohur për publikun. Mediet lokale raportuan se autoritetet po kërkonin rreth shtëpisë së një ish-ushtari.

Belgjika është tronditur nga sulmet terroriste gjatë viteve të fundit. Verviers, një qytet industrial në afërsi të Liege, ishte vendi ku u vranë në janar të vitit 2015, dy persona që kishin të bëjnë me sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel.

Sidoqoftë, vetëvrasja me bombë që ndodhi gjatë ditës së marte, nuk u duk si një akt terrorist, transmeton Klan Kosova.

“Ai eci me qetësi drejt rrethit të qendrës”, tha një dëshmitar për gazetën locale La Meuse.

Ai ndaloi atje pak para orës nëntë në një mëngjes të ngrohtë veror dhe e hodhi veten në ajër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme