Vetura godet dy të mitura në Gjilan

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan një 11 vjeçare dhe një 12 vjeçare janë goditur nga vetura teksa kalonin rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” teksa vetura drejtohej nga një grua.

“Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 05.12.2022. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare (fëmijë 12 dhe 11 vjeç) pasi të njëjtat gjersa ishin duke kaluar rrugën, në vendkalimin e shënuar për këmbësor, janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në raport.

Të ngjashme