Ekonomia Online
FUNDIT

Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital

Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për klankosova.tv i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor. “Sot rreth […]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për klankosova.tv i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.

Të ngjashme