Vetura godet një person në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se ka vdekur

| 30 Jan 2024 | 08:30 | Nga

Një këmbësor dyshohet se ka vdekur pasi është goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Nga pamjet që ka siguruar Tëvë 1 shihet trupi i një personi i shtrirë në rrugë.

Ky aksident ka bërë që të krijohen kolona në të dy anët e magjistrales.

Redaksia ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Të ngjashme