Vetura mbyt një vajzë tre vjeçare në Prizren

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 10:03 | Nga

Policia njofton se të enjten në Prizren, rreth orës 16:30, një shofer e kishte ndaluar automjetin në rrugën “Jul Variboba” dhe kishte dalë pa u siguruar se automjeti nuk do të vetë lëvizë dhe përderisa shoferi i pakujdesshëm po bisedonte me një qytetar vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur një fëmijë tre vjeç.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar.

Fëmija e lënduar është dërguar në spitalin rajonal mirëpo nuk i ka përballuar plagët. Shoferi i pakujdesshëm është arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme